Skandal në Tokyo 2020/ Tentojnë të kthejnë me forcë në Bjellorusi atleten pasi akuzoi trajnerët

Skandal në Tokyo 2020/ Tentojnë të kthejnë me forcë në Bjellorusi atleten pasi akuzoi trajnerët

08:58, 02/08/2021

Atletja bjelloruse Krystsina Tsimanouskaya, e cila u dërgua në aeroportin e Tokios me zor nga zyrtarët e ekipit olimpik bjellorus, është duke u mbrojtur nga policia japoneze. Në këtë rast ka ndërhyrë edhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut i OKB-së.

Tsimanouskaya, e cila duhej të garonte në vrapim 200 metra të hënën, i kërkoi policisë japoneze ta mbrojë në aeroportin Haneda të dielën, në mënyrë që të mos detyrohej të hipte në aeroplan për t’u kthyer në Bjellorusisë, pasi e kishte kritikuar trajnerin e vet.

Fondacioni për Solidaritet i Sportit i Bjellorusisë tha se Tsimanouskaya e kishte ndërmend të kërkonte azil në Gjermani apo Austri. Ndërkohë, Polonia dhe Republika e Çekisë i kanë ofruar azil asaj tashmë.

Sot në mëngjes, zëdhënësi i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Mark Adams, tha se zyrtarët e Komitetit dhe të Tokio 2020 biseduan drejtpërdrejt me Tsimanouskayan dhe se ajo e kishte kaluar natën në hotelin e aeroportit.

“Ne ishim në kontakt me të mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm dhe ajo ndihet e sigurt. Detyra jonë primare është kujdesi për të dhe këtë po e bëjmë”, tha Adams.

I pyetur rreth thashethemeve për rrëmbim, Adams shtoi: “Ajo bisedoi me policinë në aeroport. Nëse ka çështje kriminale këtu, atëherë duhet të hetohet, por i takon policisë”.

Duke folur për Reuters të dielën, 24-vjeçarja tha se ajo ishte përzënë nga ekipi për shkak se kishte folur haptazi në Instagram për neglizhencën e trajnerëve të ekipit olimpik bjellorus.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco