Tronditet Spanja para ‘Euro 2020’/ Tjetër futbollist infektohet me Covid-19

Tronditet Spanja para ‘Euro 2020’/ Tjetër futbollist infektohet me Covid-19

10:28, 09/06/2021

Diego Llorente është futbollisti i dytë në ekipin kombëtar të Spanjës që infektohet me koronavirus, dy ditë para fillimit të Kampionatit Europian.

Federata Spanjolle e Futbollit njoftoi të martën se Llorente doli pozitiv në testin për COVID-19 dhe tashmë ai është izoluar, vetëm dy ditë pasi kapiteni Sergio Busquets u detyrua të largohej nga kampi stërvitor i kombëtares pasi ishte infektuar me virusin famëkeq.

Asnjë lojtarë tjetër nuk ka dalë pozitivë, njofton shtëpia e futbollit spanjoll.

Spanja do ta nisë “Euro 2020” kundër Suedisë të hënën në Sevillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco