VIDEO/ Tribuna me tifozë dhe lojtarët e Skënderbeut në kor: Kush s’kërcen është morr i kuq…

VIDEO/ Tribuna me tifozë dhe lojtarët e Skënderbeut në kor: Kush s’kërcen është morr i kuq…

08:47, 10/05/2021

Skënderbeu barazoi dje në shtëpi 1-1 me Partizanin. Golit të Junior iu përgjigj Mensah te vendasit, me korçarët që kanë marrë një pikë me vlerë duke shpëtuar për momentin nga rënia një kategori më poshtë në mënyrë direkte.

Sfida e javës së 32-të në Superligë ka qenë e luftuar për dy skuadrat, me të kuqtë që kanë lëshuar vendin e parë me këtë rrëshqitje këmbe në transfertë. Në stadiumin “Skënderbeu” nuk kanë munguar tifozët, ndërsa duket se protokolli aniti-Covid nuk është respektuar pasi në pamjet më poshtë duket tribuna e tejmbushur. Në fundin e ndeshjes lojtarët dhe tifozët janë bërë bashkë duke brohoritur në kor: “Kush s’kërcen është morr i kuq”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco