Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Superiore/ Tirana - Kastrioti, Shehi dhe Ndreu rreshtojnë titullarët

Superiore/ Tirana - Kastrioti, Shehi dhe Ndreu rreshtojnë titullarët

15:41, 08/05/2021

Luhet duke filluar nga ora 16:00, ndeshja mes Tiranës dhe Kastriotit, e vlefshme për javën e 32-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për t’u afruar më shumë me zonën e Europës, që është vetëm 4 pikë larg, pas humbjes së Vllaznisë ditën e djeshme. Nga ana tjetër, pikët janë të domosdoshme edhe për krutanët, të cilët pasi bënë 2 faza shumë të mira në kampionat, tani rrezikojnë seriozisht mbijetesën, teksa Skënderbeun e kanë vetëm 2 pikë pas.

Pritet një sfidë e luftuar ku të dyja skuadrat do të kërkojnë të marrin maksimumin. Për sa i përket ndeshjeve të këtij sezoni, gjithçka anon nga kryeqytetasit, të cilët kanë triumfuar në dy ndeshje, ndërsa një tjetër u mbyll në barazim.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, surpriza  është Giamfi, i cili pritej të ishte jashtë pas problemeve të shfaqura në stërvitje, ndërkohë që nga krahu tjetër rikthehet pas shumë kohëve te Kastrioti mbrojtësi Huesin.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Ismajlgeci, Najdovski, Hoxhallari, Vangjeli, Batha, Halili, Giamfi, Torasa, Seferi. Trajner: O. Shehi

KASTRIOTI: Hidi, Çela, Rami, Rezi, Husein, Deliaj, Zhivanaj, Okebugu, De Silva, Moraes, Bardhi. Trajner: R. Ndreu

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco