Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Marcello Lippi: Babai im e urrente Juventusin. Ja cfarë më tha avokati Agnelli një ditë…

Marcello Lippi: Babai im e urrente Juventusin. Ja cfarë më tha avokati Agnelli një ditë…

10:02, 13/04/2021

Marcello Lippi për Ricomincio dal No, foli për tema të ndryshme interesante. 

“Avokati ishte shumë i vecantë. Ishte fantastic. Ai nuk vinte të shikonte Juven. Shkonte të shikonte Interin e Milanin. Kjo pasi kur shkova unë në 1994-ën, Juve nuk e fitonte Scudetto-n prej 10 vitesh”, tha ai fillimisht.

“Avokati një ditë po shikonte Interin dhe i bënë një intervistë duke e pyetur se si e shikonte Juven. Atë vit Ferrari po ecte vërtet keq, pak a shumë si sot dhe ai u përgjigj është më e lehtë që Ferrari të fitojë Botërorin sesa Juve të fitojë kampionatin. U shpallëm kampionë”, tha ai.

“Ai erdhi në fund për të na përshëndetur dhe për të festuar me ne. Kur shkova ta përshëndesja më tha: E shikoni atë zotërinë? Është 99% meritë e tij fitorja. Anekdota tjetër lidhet me babain tim. Ai e urrente Juven”, shtoi ai.

“Ishte një socialist i vjetër që urrente pushtetin. Një lojtar kundërshtar i thyente këmbën një juventini dhe arbitri jepte penallti. Ai thoshte: nuk është penallti”, tha mes tl tjerash.

“Ishte një anti-juventin. Vdiq në 1991. Kur në 1994 shkova tek Juventus, shkova tek varri i tij dhe i thashë: “ Baba, ki durim, por unë do të shkoj tek Juve. Më qëndro pranë. Pak nga pak do ta pranosh”- përfundoi Lippi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco