Lajmi i fundit

‘Shteti ligjor është thelbësor’/ BE asnjë shenjë për konferencën ndërqeveritare

Pas triumfit ndaj Bayern, flet Pochettino: Fituam ndaj kampionëve të Europës

Pas triumfit ndaj Bayern, flet Pochettino: Fituam ndaj kampionëve të Europës

09:12, 08/04/2021

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, foli për “Sky Sport”  në lidhje me fitoren e mbrëmjes së djeshme kundër Bayern Munich: "Ne vuajtëm, ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipi të shkëlqyer, kampionë në fuqi të Europës. E ndihmuam shumë njëri-tjetrin, patëm pak fat, gjë që është e domosdoshme në këto ndeshje. Ne kemi pësuar shumë, por duhet të jemi të kënaqur me avantazhin e vogël që kemi. Kjo është meritë e ekipit, virusi ka ndryshuar futbollin dhe ka ndryshuar jetën tonë. Situata të vështira mund të ndodhin ".

A mundet Mbappe të bëjë pykën?

“Ai ka aftësinë dhe shpejtësinë për ta bërë këtë, ka talent dhe mund të jetë sulmuesi qendror, anësor, sulmuesi i dytë”.

Ndeshja e kthimit?

“Bayern do na bëjë të vuajmë dhe nuk do të jetë e lehtë. Shpresojmë të kemi një performancë më të mirë me një rezultat edhe më të mirë ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco