Suning - Fortess, avancojnë bisedimet për shitjen e aksioneve të Interit

Suning - Fortess, avancojnë bisedimet për shitjen e aksioneve të Interit

10:06, 13/03/2021

Ndërkohë që skuadra është e përqendruar te titulli kampion, shoqëria kineze Suning, që ka pronësinë e Interit, vijon punën për të shitur një pjesë, ose të gjithë aksionet e klubit zikaltër.

Për të blerë të gjithë aksionet, ka shfaqur interes grupi britanik BC Partners dhe palët negociuan shumë detaje, por gjithçka ka ngecur, pasi oferta 800 milionë euroshe është larg pretendimeve të Suning për një miliardë euro.

Së fundi mediat raportojnë se grupi kinez ka avancuar negociatat edhe me fondin amerikan Fortress, që është gati të hyje për të blerë vetëm çerekun e aksioneve, duke ofruar 250 milionë euro, 150 prej të cilave menjëherë dhe 100 të tjera deri në fund të vitit.

Ky opsion i intereson jo pak edhe grupit kinez Suning, që do të mund të respektonte detyrimet që ka për të shlyer brenda muajit mars, por njëkohësisht të ruante shumicën e aksioneve të klubit, me shpresën që situata ekonomike do të normalizohet në muajt e ardhshëm.

Negociatat me fondin amerikan janë në një fazë të avancuar dhe muaji mars mund të jetë vendimtar për firmosjen e një marrëveshjeje që do të rikthente normalitetin në klubin zikaltër.

Përveç Fortress, Suning po vijon paralelisht negociatat edhe me shoqëri si PIF e Bain Capital Credit, të cilat gjithashtu janë të interesuara të hyjnë në klubin zikaltër me një pjesë të vogël aksionesh, deri në masën 30%.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco