Perez nxjerr në shitje lojtarin e njohur të Real Madridit

Perez nxjerr në shitje lojtarin e njohur të Real Madridit

15:43, 02/03/2021

Real Madridi është duke u bërë gati që të shesë Raphael Varanen dhe po presin oferta nga klubet europiane.

Sipas asaj që raporton “Todo Fichajes”, presidenti Florentino Perez dëshiron që të shesë mbrojtësin francez që ka zhgënjyer me formën e tij të dobët.

Varane do të largohet nga “Santiago Bernabeu” vetëm nëse ndonjë klub ofron 70 milionë euro aq sa është edhe çmimi i shitjes së tij.

Real Madridi ende nuk ka ndonjë shënjestër për të zëvendësuar Varanen, por që mund të ofrojnë David Alaban që tashmë ka konfirmuar se do të largohet nga Bayern Munchen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco