Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

‘Do marrim pikë ndaj Laçit’/ Ahmataj nga tribuna: Ekipi nuk është i vrarë

‘Do marrim pikë ndaj Laçit’/ Ahmataj nga tribuna: Ekipi nuk është i vrarë

11:57, 20/01/2021

Skënderbeu luan sot në transfertë ndaj Laçit, ku sipas trajnerit Julian Ahmataj do të bëjë një paraqitje për të marrë pikë. Vetë trajneri do ta ndjekë takimin nga tribuna, pasi është I dënuar me kartonë për shkak të kontestimeve në ndeshjet e kaluara, por kjo nuk e pengon të flasë për sfidën e radhës.

Ahmataj do të ndjekë ndeshjen nga tribuna qendrore, ndërsa në pankinë si trajner i parë do të jetë Gentian Liçi. Në prag të ndeshjes, Ahmataj thekson për “Panorama Sport”, se renditja nuk është ajo që e shqetëson Skënderbeun në këto momente, por mënyra se si janë lënë pikët. Për këtë numri një i pankinës korçare kërkon nga ekipi i tij përqendrim dhe impenjim maksimal.

Ahmataj, si është gjendja në ekip pas humbjes me Partizanin? 

Normalisht që pas çdo humbjeje ekipi ka nevojë për reflektim dhe për të parë se çfarë bëri mirë dhe çfarë jo, në takimin paraardhës. Ndryshe nga një takim normal, sfida e javës së kaluar nuk kishte shumë vend për analizë, pasi kushtet në të cilat u zhvillua nuk të lejonin që të shikoje se si u zbatuan detyrat taktike. Ndaj Laçit do të kërkojmë që të lemë pas problemet dhe të marrim maksimumin.

Tashmë jeni në vendin e fundit, a e ka vrarë ekipin ky pozicion?

Jo nuk mendoj se ekipi është i vrarë nga renditja. Më shumë se renditja na shqetësojnë pikët e humbura dhe për më tepër mënyra sesi i kemi lënë pikët rrugës. Duhet të jemi të përqendruar për të marrë sa më shumë pikë që të jetë e mundur që tani e deri në fund të kampionatit. Renditja shikohet në fund dhe janë pikët ato që e vendosin se ku do të pozicionohesh. Ne duhet të marrim sa më shumë pikë dhe normalisht për këtë duhet të jemi të përqendruar në çdo moment.

Vijon të jetë ende e hapur merkatoja për Skënderbeun?

Po, jemi ende në merkato dhe normalisht që do të kërkojmë të bëjmë afrime të tjera. Kemi nevojë për përforcime dhe kjo nuk ka asnjë dyshim. Përderisa merkatoja vijon aktive ne do të jemi në kërkim të elementëve që na shkojnë përshtat. Deri në fund do të presim përforcimet dhe më pas do të shohim se deri ku jemi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco