Priftërinjtë e Napolit propozojnë emrin e ri të stadiumit

Priftërinjtë e Napolit propozojnë emrin e ri të stadiumit

12:30, 04/12/2020

Një grup priftërinjsh napolitanë refuzojnë emërtimin e stadiumit të Napolit “Stadio Maradona”.

Ata i kanë dërguar një letër arqipeshkut, Cresenzo Pepe, që të mos lejohet që stadiumi “San Paolo” të marrë emrin e ikonës së futbollit, por që të ketë një bashkim emrash duke u quajtur stadiumi “San Paolo-Maradona”.

“Stadiumi ‘San Paolo’ duhet të marrë emrin e të shenjtit që na solli Jezusin. Me përulje, ndiejmë përgjegjësinë për të thënë gjërat. Të gjithë bashkohemi në një pikë, nuk duam një emër të pastër. Do të ishte mirë që stadiumi të quhej ‘San Paolo-Maradona’, njësoj si ai ‘San Siro-Meaca’ në Milano”, shkruhet në letrën e priftërinjve napolitanë.

Disa ditë më parë, kryebashkiaku i Napolit, Luigi De Magistris, vendosi që stadiumi “San Paolo” të marrë emrin e Diego Armando Maradonës pas ndarjes së tij nga jeta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco