Koeman na tregon arsyen: Ja përse nuk luan Messi në Champions League

Koeman na tregon arsyen: Ja përse nuk luan Messi në Champions League

16:58, 01/12/2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka shpjeguar arsyen përse ka lënë jashtë listës Lionel Messin në ndeshjen kundër Ferencvarosit në Champions League.

Lionel Messi, Marc-Andre ter Stegen dhe Philippe Coutinho nuk u ftuan nga Ronald Koeman për ndeshjen e së mërkurës në Ligën e Kampionëve kundër klubit hungarez në Budapest.

Barcelona e ka siguruar tashmë kualifikimin në mesin e 16-të më të mirëve dhe dëshiron t’i lerë pushim yjet e skuadrës duke para orarin e ngjeshur të ndeshjeve në muajin dhjetor.

“Nuk është e zakonshme për Messin të pushojë, e di mirë këtë, por unë kam biseduar me Leon”, tha Koeman të martën në një konferencë për media.

“Duke e parë kalendarin e këtij sezoni, dy rastet kur kam mundur ta pushoj Messin ishin në Kiev dhe nesër. Ne jemi kualifikuar tashmë dhe në këtë mënyrë kam mundësi t’u jap shanse të tjerëve. Ne kemi nevojë të fitojmë të shtunën në La Liga dhe kjo është koha e duhur për Messin të pushojë. Nuk do të kem mundësi tjetër që ta lë pushim Messin", tha tekniku holandez.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco