Legjenda e Man United krahason mbrojtjen 'e turpshme' të 'Djajve të kuq' me futbollin për fëmijë

Legjenda e Man United krahason mbrojtjen 'e turpshme' të 'Djajve të kuq' me futbollin për fëmijë

17:01, 05/11/2020

Manchester United ka marrë kritika të shumta pas humbjes në transfertë 1-2 ndaj Basaksehir, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve.

Një ndër ta, ishte edhe legjenda e “Djajve të kuq”, Paul Scholes, i cili e krahasoi futbollin e Man United me atë të fëmijëve.

“Kjo është komike, kjo është qesharake, me të vërtetë. Duhet të kesh një lojtar në mes të fushës kur ke marrë një korner. Ju mund të shihni se si Mike Phelan i tha Matic se duhet të kthehej. Kështu reagojnë fëmijët nën 10 vjeç. United për momentin duket si një ekip për fëmijë”, tha Scholes për “BT Sports”.

Image

“E kuptoj nëse është në minutën e fundit, ju po përpiqeni të shënoni një gol me çdo kusht, por kjo ndodhi pas 15 minutash lojë. Kjo është e turpshme. Unë nuk e di se çfarë po bënin lojtarët në mbrojtje”, vijoi anglezi për golin e parë të pësuar nga Djajtë e Kuq mbrëmë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco