Përkeqësohet situata te klubi holandez, rritet numri i të prekurve nga COVID-19

Përkeqësohet situata te klubi holandez, rritet numri i të prekurve nga COVID-19

18:02, 26/10/2020

AZ Alkmaar vazhdon të jetë klubi më i prekur në Europë nga COVID-19.

Pas 13 rasteve pozitive me koronavirus para ndeshjes ndaj Napolit, te skuadra holandeze së fundmi janë infektuar edhe dy futbollistë të tjerë duke e çuar në 15 numrin e lojtarëve të prekur.

Pavarësisht gjendjes së vështirë dhe mungesave të shumta, AZ ia doli të fitonte 0-1 në “San Paolo” kundër ekipit të Gennaro Gattusos, ndërsa në fundjavë në Eredivisie barazoi me rezultatin 2-2 në transfertën ndaj ADO Den Haag.

Me anë të një komunikate zyrtare, klubi tulipan njofton infektimin e dy lojtarëve të tjerë.

Numri i pjesëtarëve pozitivë ka shkuar në 15, teksa mësohet se shumica e futbollistëve që ndodhen në karantinë, nuk kanë fare simptoma.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco