Ndërron jetë ish-futbollisti i klubit të Lirisë

Ndërron jetë ish-futbollisti i klubit të Lirisë

10:58, 25/10/2020

Ish-futbollisti i Lirisë, Bashkim Beshi, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 52-vjeçare, njofton klubi i Ligës së Parë.

Beshi ishte pjesë e klubit të Lirisë gjatë viteve të 90-të, ndërsa në vitin 1995 u shpall kampion me klubin nga Prizreni.  Klubi kosovar i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë dhe bashkëveprimtarët e të ndjerit.

?Pas tërheqjes nga futbolli, ai punoi si trajner i grupmoshave të reja, ndërsa një periudhë ishte edhe sekretar i KF Liria. Së fundmi, Beshi ka qenë i punësuar si gjykatës në Gjykatën Themelore të Prizrenit.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco