Presidenti i Fiorentinës: Inter është shumë i fortë, Chiesa? Çdo gjë mund të ndodhë!

Presidenti i Fiorentinës: Inter është shumë i fortë, Chiesa? Çdo gjë mund të ndodhë!

10:52, 27/09/2020

“Futbolli i tillë është, fiton dhe humb në pak minuta. Inter është shumë i fortë, ndoshta është skuadra më e mirë e Italisë, rezultati duhet pranuar”, ka thënë presidenti i Fiorentina-s, Rocco Commisso për DAZN pas humbjes 4-3 që skuadra e tij pësoi mbrëmjen e sotme në San Siro.

“Jemi të rinj, mendoj se jemi më të fortë se vitin e kaluar. Sot meritonim të paktën barazimin. Ribery ka qenë i detyruar të dalë, edhe Chiesa: gjëra që ndodhin”.

“A do të qëndrojë Chiesa? Të shohim. Gjithçka është e mundur në javën e fundit të merkatos. Fiorentina duhet të vazhdojë përpara me objektivat e saj për të rritur të ardhurat dhe të ndërtojë stadiumin. Fat të mbarë neve dhe Inter-it, kanë luajtur mirë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco