Fati i Bartomeut do të vendoset më 29 shtator

Fati i Bartomeut do të vendoset më 29 shtator

16:48, 24/09/2020

Rezultati i votimit të mosbesimit kundër presidentit aktual të Barcelonës Josep Maria Bartomeu është vendosur të komunikohet më 29 shtator.

Jordi Farre, organizatori i votimit dhe kandidati presidencial i Barcelonës, zbardhi dokumentin në klub me numrin e kërkuar të nënshkrimeve – 20,687 – dhe procesi i verifikimit, i cili tani është në fazën e tij të dytë, është drejt përfundimit.

I ashtuquajturi ‘Mesa del Voto’ – grupi përgjegjës për përfundimin e procesit, përbëhet nga Farre, anëtari i Barcelonës Josep Triado dhe përfaqësues të Federatës Katalunase të Futbollit.

Sipas rregulloreve të klubit, ky grup ka 10 ditë kohë për të bërë kundëpërgjigjen dhe për të vërtetuar nënshkrimet.

“Ne kemi marrë mijëra nënshkrime që kolektivisht janë zëri kundër bordit aktual. Ata nuk mund të lejohen të qëndrojnë fytyra e këtij klubi për më gjatë”, tha Farre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco