Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Mërgjyshi në SYRI TV: Tirana mund të na surprizojë, ja arsyeja e largimit tim nga Apolonia

Mërgjyshi në SYRI TV: Tirana mund të na surprizojë, ja arsyeja e largimit tim nga Apolonia

18:54, 23/09/2020

Ish-trajneri i Apolonisë, Artan Mërgjyshi ka folur për situatën kaotike që po përjeton futbolli në Shqipëri si pasojë e bojkotit pasi skuadrat e Superiores kanë kërkuar takim me kryeministrin për plotësimin e 4 kërkesave.

Në emisionin informativ të pasdites në Syri TV me gazetaren Enkeleida Zeko, Mërgjyshi foli edhe ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin e Apolonisë pasi nuk ishin plotësuar kushtet e kontratës.

Largimi nga Apolonia – “Nuk arritëm marrëveshjen me klubin e Apolonisë për shkak se nuk u plotësuan kërkesat e kontratës që kisha. Në rast se kualifikoheshim në Superiore kontrata ime rinovohej me dyfishin e pagës por me drejtues të klubit nuk gjetëm gjuhën e përbashkët. Nuk u ndjeva i vlerësuar për atë arritje që bëra dhe në fund prepremë bashkëpunimin”, tregon Mërgjyshi.

Bojkoti? Të penalizon shumë për faktin që nuk dimë një datë reale kur mund të fillojë gara pasi edhe futbollistët janë shpërqendruar dhe trajnerët nuk planifikojnë dot fazën përgatitore për shkak të situatës në të cilën ndodhemi. Kjo ndërprerje na penalizon shumë, kur të filloj kampionati do të ketë shumë ngjeshje të ngjeshura në kalendar dhe do të jetë shumë e vështirë.

Kategoria e Parë bojkot? Për kategorinë e Parë është në pritje edhe për formulën ku të marrin pjesë 16 skuadra, në rast realizohet do të jetë një garë më e fortë. 4 bien nga kategoria dhe dy hyjnë në Superiore. Federata po shtyn hedhjen e shortit për të vijuar me bojkotin edhe për kategoritë më të ulëta.

Tirana në fazën e Grupeve të Europa Leagues – Në letër skuadra zvicerane e Young Boys është e avantazhuar pasi kanë një buxhet dhe lojtarë me cilësi shumë të mirë. Fakti që në Shqipëri nuk ka nisur kampionati ende, penalizon Tiranën e cila përpost kësaj ka probleme në organikë dhe me dëmtime lojtarësh. Kjo është në ndeshje që Tirana do të provojë shanset e saj, ky ekip na ka treguar se kur është në ditët e saj më të mira mund të na befasojë me rezultate. Këtë ndeshje e shikoj 65% me 35% në favor të Young Boys.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco