Babai i Marashit, Lini: U mbyll gjithçka shumë shpejt, ai do jap gjithçka për fanellën e Romës

Babai i Marashit, Lini: U mbyll gjithçka shumë shpejt, ai do jap gjithçka për fanellën e Romës

08:40, 19/09/2020

Marash Kumbulla ishte një nga emrat më të përfolur në këtë merkato. Për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, patën shfaqur interes të fortë klube të shumta italiane dhe evropiane. Në një periudhë të caktuar mbeti një garë vetëm italiane për të, e më pas u duk se Kumbulla do të përfundonte te Interi ose Lacio, por në fund ishte Roma që “dogji” konkurrencën, duke i ofruar Veronës 30 milionë euro për kartonin e Kumbullës dhe këtij të fundit një kontratë 5-vjeçare me pagë 2.2 milionë euro në sezon. Kumbulla e Verona u bindën dhe 20-vjeçari tashmë është pjesë e kryeqytetasve. Në lidhje me këto tratativa është babai i Marashit, Lin Kumbulla, i cili për mediet italiane zbulon se Roma nuk kishte bërë asnjë propozim më parë.

Image“Ishte një negociatë shumë e shpejtë, duke marrë parasysh se më parë nuk kishim pasur kontakt me klubin e Romës. Kur dëgjuam për interesin nga Roma, ne të gjithë ishim shumë të lumtur, si Marashi dhe e gjithë familja jonë. Ai gjithmonë ka qenë i magjepsur nga qyteti i Romës. Interesi i fortë dhe vullneti i klubit verdheblu e bëri zgjedhjen e tij shumë më të lehtë”, tha babi i futbollistit kuqezi.

Më pas gazetari e pyeti, se si baba i Marashit çfarë i siguron tifozëve të Romës. Lini tha se është i sigurt që djali i tij do të jap gjithçka për fanellën e Romës.

 “Ai është djalë që nuk tërhiqet kurrë, jam i sigurt se do të japë gjithçka për këtë fanellë. Nuk kam pse t’i jap këshilla, zakonisht e bëj privatisht, por ai tashmë di si t’i trajtojë situatat ”, u shpreh babai i “fenomenit” nga Malësia e Madhe.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco