Dy lojtarë të PSG-së pozitiv me koronavirus

Dy lojtarë të PSG-së pozitiv me koronavirus

12:24, 01/09/2020

Dy lojtarë të Paris Saint-Germain janë infektuar me Covid-19.

Lojtarët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po ndjekin protokollin për të minimizuar rrezikun e përhapjes së sëmundjes, konfirmon PSG-ja.

Ka pasur disa raste të lojtarëve që testuan pozitiv për Covid-19 në Francë javët e fundit, me yllin e Lyonit Houssem Aouar që humbi ndeshjen e parë të ekipit të tij pasi rezultoi pozitiv ndërsa Rennes njoftoi tre raste të konfirmuara javën e kaluar.

Klubi francez nuk ka publikuar emrat, por mediat raportojnë se Angel Di Maria dhe Leandro Paredes mund të jenë dy futbollistët e infektuar me virusin famëkeq.

PSG ende nuk e ka filluar sezonin e ri për shkak të angazhimit në finalen e Ligës së Kampionëve, të cilën e humbën 1-0 ndaj Bayern Munich më 23 gusht.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco