Interi do të përballet sonte me Bayer Leverkusen në “Dusseldorf Arena”, në takimin e vlefshëm për çerekfinalet e Europa League.
Të dy ekipet do të kërkojnë kualifikimin, në ndeshjen që do të luhet pa tifozë.
Kjo do të jetë ndeshje teke, e cila do të startojë në orën 21:00.
Tekniku i zikaltërve, Antonio Conte i ka besuar dyshes së sulmit Lukaku-Martinez.
Në anën tjetër Bayer Leverkusen dhe trajneri i tyre Peter Bosz do të rreshtojë në fushë formacionin me skemën 4-2-3-1, ku Volland është në majën e sulmit dhe pas tij janë Diaby, Demirbay dhe Havertz.
Në tabelën e mëposhtme mund të shihni formacionet zyrtare.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: