Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nesër hidhet shorti i Europa League, 3 kundërshtarët e mundshëm të Kukësit

Nesër hidhet shorti i Europa League, 3 kundërshtarët e mundshëm të Kukësit

23:17, 09/08/2020

Kukësi ka mësuar kundërshtarët e mundshëm disa orë përpara shortit të Ligës së Europës, i cili do të hidhet ditën e nesërme në orën 12:00.

Akademia Pushkash (Hungari), Krakovia (Poloni) dhe Slavia Sofia (Bullgari) janë 3 kundërshtarët me të cilët verilindorët mund të përballen në raundin e parë të Ligës së Europës.

Të tre janë rivalë të vështirë në letër për Kukësin. Takimi i parë do të luhet në datën 27 gusht dhe formati i raundeve eliminatore do të luhet me një takim.

“Ditën e nesërme duke nisur nga ora 12:00, në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për turin e parë të Ligës së Europës, aty ku ekipi ynë merr pjesë”, shkruan klubi verilindor në njoftimin e tij, që më pas vijon: “Pasditen e sotme, janë përcaktuar grupet me kundërshtarët e mundshëm që do të kemi në short.

Akademia Puskas nga Hungaria, Craciova Krakow nga Polonia dhe Slavia Sofia nga Bullgaria, janë kundërshtarët e mundshëm të skuadrës sonë.

Ndryshe nga vitet e tjera, 3 fazat e para kualifikuese luhen me një ndeshje dhe turi i parë fillon nga data 27 gusht”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco