VIDEO/ S’ka rotacion, Vllaznia qëndron në Superligë, Besëlidhja në Kategorinë e Parë

VIDEO/ S’ka rotacion, Vllaznia qëndron në Superligë, Besëlidhja në Kategorinë e Parë

20:49, 02/08/2020

Në stadiumin “Loro Boriçi” u luajt sfida “play-off” mes Vllaznisë dhe Besëlidhjes, shkruan Syri.net.

Shkodranët arrijnë të shmangin dramën e rënies nga kategoria, pasi fitojnë me rezultatin 3-1, duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar.

Kruja (15’), Marku (18’) dhe Gilman Lika shënuan për kuqeblutë, ndërsa golin që u duk sikur i dha pak shpresë lezhjanëve e realizoi Xhorxheviç (32’).

Kësisoj, Vllaznia shpëton nëpërmjet “play-off”-it dhe për sezonin tjetër i duhet patjetër të ndryshojë “fytyrë”, ndërsa Besëlidhja do të synojë kampionatin e ardhshëm sërish për t’u ngjitur mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco