Interi siguron portën, rinovon me Samir Handanovic

Interi siguron portën, rinovon me Samir Handanovic

19:50, 16/07/2020

Ndërkohë që skuadra është shumë pranë sigurimit edhe matematikisht të një vendi në zonën Champions, drejtuesit e Interit vijojnë punën për të kompletuar ekipin për sezonin e ardhshëm dhe këto ditë po sistemojnë çështjen e portës.

Kështu, është arritur marrëveshja me kapitenin Samir Handanovic që të rinovojë kontratën deri në verën e 2022-shit, kohë kur slloveni të ketë 38 vite mbi supe, ndërsa tani ka mbetur për t’u hedhur vetëm firma mbi kontratë.

Sa i përket numrit 2, Daniele Padelli nuk bind dhe drejtuesit zikaltër kanë vendosur të rikthejnë në “San Siro” rumunin Andrei Ionut Radu, i cili sezonet e fundit i ka kaluar në huazim te Genoa dhe Parma.

Objektivi i parë i zikaltërve ishte argjentinasi i Udineses, Muso, por pretendimet e friulianëve për të paktën 25 milionë euro janë cilësuar të tepërta nga drejtuesit e milanezëve, që kanë vendosur të besojnë te Radu, i cili është rritur në akademinë e klubit.

Portieri 23-vjeçar numëron 50 ndeshje në Serinë A dhe cilësohet si një nga të rinjtë më premtues në rolin e tij, ndërsa plani i zikaltërve është që ta inkuadrojnë gradualisht, fillimisht si zëvendësuesi i parë i Handanovic.

Pak a shumë njësoj është vepruar edhe me Julio Cesar, që erdhi për të zëvendësuar Toldon dhe pas vetëm një sezoni u bë portier i parë, duke mbrojtur portën e zikaltërve për shumë sezone në vijim, përfshi këtu edhe gjatë vitit të Tripletës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco