Premier League/ Përcaktohet data e hapjes dhe e mbylljes së merkatos në Angli

Premier League/ Përcaktohet data e hapjes dhe e mbylljes së merkatos në Angli

12:48, 15/07/2020

Premier League e ka vendosur që dritarja e transferimeve do të hapet duke filluar nga 27 korriku dhe do të përfundojë më 5 tetor.

Pas konsultimit me EFL, dritarja e 5 tetorit mbyllet në ora 18:00, kurse merkato vetëm për transferimet/huazimet brenda Anglisë do të zgjatet deri në 16 tetor.

Gjatë kësaj kohe, klubet britanike do të jenë në gjendje të bëjnë biznes vetëm me klube EFL (qoftë si huazim ose transferime të përhershme).

Asnjë transferim nuk mund të bëhet ndërmjet klubeve të Premierligës në këtë periudhë.

Dritarja e transferimit i nënshtrohet aprovimit të FIFA-s.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco