Kukësi mposht me lehtësi Teutën, 3 kartonë të kuq dhe nervozizëm

Kukësi mposht me lehtësi Teutën, 3 kartonë të kuq dhe nervozizëm

22:56, 11/07/2020

Kukësi ka mposhtur lehtësisht 3-0 Teutën në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.

Kur kanë ngelur edhe 3 javë nga fundi, verilindorët bëjnë presion duke ngushtuar diferencën me Tiranën kryesuese në +4 pikë.

Në minutën e 5’ verilindorët kalojnë në avantazh me anë të Vesel Limajt, i cili realizon një gol fantastik! Gjatë pjesës së parë, Godberg Cooper realizon dy herë në portën e Frashërit.

Kaq mjaftoi për ta hedhur në “tapet” Teutën, që në pjesën e dytë, jo që nuk është përpjekur, por e ka ndihmuar Kukësin të shkojë e qetë drejt fitores.

Minutat e mbetura nuk prodhuan asgjë përveç kartonëve të kuq, sherrit dhe nervozizmit në fushën e lojës. Për Teutën u përjashtuan me karkonë të kuq Albano Aleksi (54’) dhe Fabjan Beqja (66’), kurse për Kukësin u ndëshkua Gezim Krasniqi (83’).

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco