Laçi shpreson Europën, bën ‘detyrën’ ndaj Luftetarit

Laçi shpreson Europën, bën ‘detyrën’ ndaj Luftetarit

20:17, 11/07/2020

Laçi ka fituar në shtëpi 3-1 ndaj Luftetarit në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Kategorinë Superiore.

Vetëm dy minuta i kanë mjaftuar kurbinasve që të kalojnë në avantazh 1-0 në sfidën e javës së 33-të në Kategorinë Superiore. Xhixha pason për Nuabuezen, por Kuka gabon dhe dërgon topin brenda portës së Luftëtarit.

Në minutën e 40’ ishte Edison Xhixha dyfishoi shifrat për të dërguar më të qetë skuadrën e tij në pushimin midis pjesëve.

Pjesa e dytë nisi vrullshëm dhe kurbinasit gjetën lehtësisht golin e tretë në minutën e 51-ë. Për gjirokastritët mjaftoi një penallti 5 minuta nga fundi i lojës dhe Mehmetllari realizoi golin e “nderit”.

Tashmë lufta në frontin e Ligës së Europës ashpërsohet akoma më shumë pas fitores së Laçit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco