Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Shpërthen trajneri serb: Duket sikur kemi 11 vrasës në fushë

Shpërthen trajneri serb: Duket sikur kemi 11 vrasës në fushë

10:41, 09/07/2020

Të dielën Bologna befasoi Interin në “San Siro”, pasi ndonëse ishte me një lojtar më pak në fushë, arriti të përmbysë avantazhin minimal të zikaltërve dhe të fitojë me rezultatin 1-2, duke marrë një tre pikësh mjaft të vlefshëm.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme kuqeblutë nuk arritën t’i japin vazhdimësi paraqitjes së mirë të bërë në Milano, pasi humbën derbin emilian me Sassuolon me shifrat 1-2, në stadiumin “Dall’Ara”.

I papërmbajtshëm u shfaq në konferencën për shtyp trajneri serb i Bolognës, Sinisa Mihajlovic, i cili në minutën e 82-të nuk i kurseu sharjet për arbitrin dhe u ndëshkua me karton të kuq.

Jemi skuadra më e ndëshkuar me kartonë të verdhë, duket sikur kemi 11 vrasës në fushë. Më vjen shumë keq për trajtimin që na bëjnë arbitrat, pasi përfitojnë nga fakti që kemi lojtarë të rinj. Një me eksperiencë nuk ndëshkohet lehtë, ndërsa tanët marrin të verdhë për çdo faull. Më ishin ‘çarë ko**t’, ndaj e shava arbitrin dhe u ndëshkova me të drejtë me karton të kuq”, deklaroi serbi në konferencën për shtyp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco