Ishin gati t’i bënin dalje, klubi i Liverpool ndryshon mendje për Xherdan Shaqirin

Ishin gati t’i bënin dalje, klubi i Liverpool ndryshon mendje për Xherdan Shaqirin

22:30, 07/07/2020

Fati i Xherdan Shaqirit te Liverpool mund të ndryshojë në mënyrë krejt të papritur.

Sipas medias zvicerane “Blick” dhe “The Athletic”, të cilat bëjnë me dije se trajneri i Liverpool Jurgen Klop dhe drejtuesit e klubit po mendojnë ta mbajnë futbollistin e Zvicrës edhe për një sezon në “Anfild”.

Kriza financiare e shkaktuar nga koronavirusi në shumë vende të botës ka prekur dhe kapitalin ekonomik të kampionëve të rinj të Anglisë dhe çmimet e lojtarëve kanë rënë.

Edhe vlera e Shaqirit në merkaton europiane ka zbritur si pasojë e koronavirusit, por dhe faktit se ai është aktivizuar shumë pak këtë sezon për shkak të rivalitetit në repartin sulmues.

Gjithashtu, edhe dëmtimet nuk i kanë dhënë mundësi Shaqirit të luajë mjaftueshëm me “të kuqtë”.

Nga ana tjetër, besohet se ai mund të qëndrojë edhe për një sezon me Liverpoolin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco