Bundesliga/ Renditja përfundimtare, ja kush luan në Europë, kush bie nga kategoria

Bundesliga/ Renditja përfundimtare, ja kush luan në Europë, kush bie nga kategoria

18:17, 27/06/2020

Është mbyllur sezoni 2019/20 në Bundesliga.

Java e fundit pati disa befasi, pasi Hoffenheim në udhëtim fitoi 0-4 ndaj Dortmund, dhe me humbjen e Wolfsburg ndaj Bayern, ata tashmë kanë siguruar një vend në Europa League.

Wolfsburg do të luajë tashmë përmes kualifikueseve që të sigurojë një vend në Ligën e Evropës.

Monchengladbach është skuadra që i bashkohet Leipzigut, Dortmundit dhe Bayernit për Champions League, kurse Bayer Leverkusen luan në Ligën e Evropës.

Werder Bremen megjithëse fitoi 6-1 ndaj Kolnit do të luajë në “Play Out”, ndërsa  Fortuna Dusseldorf dhe Paderborn do të bien nga kategoria.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco