Bylis mposht Skënderbeun, ja të gjitha rezultatet në Kupën e Shqipërisë

Bylis mposht Skënderbeun, ja të gjitha rezultatet në Kupën e Shqipërisë

18:58, 11/06/2020

Bylis mori një fitore të rëndësishme ndaj Skënderbeut.

Ballshiotët mposhtën 1-0 skuadrën e Ilir Dajës në çerekfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Mario Barjamaj në minutën e 56’. Pas kësaj korçarët e kishin të pamundur të reagonin duke u pajtuar me humbjen.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit do të luhet në Korçë më 24 qershor ku do të përcaktohet zyrtarisht klubi që do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Kujtojmë që në ndeshjet e tjera Tirana është pothuajse e kualifikuar pasi mposhti 5-1 Besëlidhjen.

Ja të gjitha rezultatet e ditës së sotme në Kupën e Shqipërisë:

Apolonia Fier 1 – 2 Kukesi

Bylis 1 – 0 Skenderbeu

KF Tirana 5 – 1 Beselidhja

Vllaznia 2 – 2 Teuta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco