Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Dy futbollistë akuzohen për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura

Dy futbollistë akuzohen për marrëdhënie seksuale me vajza të mitura

15:20, 11/06/2020

Dy futbollistë të klubit të njohur izraelit, Makabi Tel Aviv, janë duke u përballur me akuza të rënda.

Ditën e djeshme në polici kanë shkuar disa ankesa ku thuhej se dy lojtarë të këtij klubi kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajza të mitura.

“Channel 13” raporton se policia menjëherë ka nisur nga puna për të zbardhur të vërtetën dhe këtë ia kanë bërë të ditur edhe drejtuesve të klubit të njohur.

Sipas ankesës së bërë në polici, thuhet se dy lojtarët janë takuar dy vajzat e mitura në një event dhe kanë shkëmbyer numrat me njëri-tjetrin.

Pas kësaj ata kanë komunikuar dhe i kanë paguar atyre një taksi, ku i kanë marrë në shtëpi dhe mendohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Emrat e dy futbollistëve nuk bëhen të ditur deri në momentin që do të zbulohet e vërteta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco