Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Nëna e Neymar dhe i dashuri i saj 23-vjeçar përfundojnë në polici. Ja arsyeja...

Nëna e Neymar dhe i dashuri i saj 23-vjeçar përfundojnë në polici. Ja arsyeja...

20:42, 08/06/2020

Nëna e Neymar dhe i dashuri i saj 23-vjeçar janë marrë në pyetje nga policia, pasi ky i fundit përfundoi në spital javën e kaluar.

Nadine Goncalves, 52 vjeçe, telefonoi ambulancën, pasi Tiago Ramos u lëndua gjatë një grindje në apartamentin e tyre në Santos, të martën e kaluar. 23-vjeçare u largua nga spitali me 12 qepje në krah, të cilat sipas mediave braziliane, janë shkaktuar nga një gotë. Një zëdhënës i nënës së Neymar u shpreh se Tiago pësoi një incident në shtëpi. “Nadine kërkoi ndihmën e ambulancës, si një masë paraprake, por ata tashmë janë mirë. Çdo gjë është në rregull”. 

Sipas raportimit të portalit “Extra” në Brazil, një fqinj i çiftit pretendoi se Goncalves dhe Ramos kanë debatuar me tone të larta natën e ngjarjes. Po ashtu, thuhet se 23-vjeçari ka goditur me grusht një dritare, e cila ka sjellë edhe lëndimin e tij.

“Ata sqaruan në polici se ishte thjesht një aksident dhe jo një sulm ndaj Ramos”, ka thënë një zëdhënës i Neymar.

Nadine dhe Tiago janë së bashku që prej fillimit të prillit, ndërsa ka pasur reagime të shumta për lidhjen e tyre, pas lajmeve se 23-vjeçari ka qenë në disa marrëdhënie homoseksuale, para se të lidhej me nënën e sulmuesit të PSG-së.

Megjithatë, Neymar dhe babait i tij e kanë mbështetur këtë lidhje të Nadine.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco