Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Lojtari i njohur i Francës refuzon uljen e pagës: Jam kryefamiljar, kam....

Lojtari i njohur i Francës refuzon uljen e pagës: Jam kryefamiljar, kam....

10:47, 02/06/2020

Mesfushori francez, Dimitri Payet ka refuzuar uljen e pagës me 30% duke u justifikuar me të qenit kryefamiljar.

Payet luan me ekipin e Olimpik Marsejë, ka deklaruar se refuzon të ulë rrogën e tij, pas situatës së vështirë financiare të krijuar për shkak të koronavirus.

“Të gjithë kanë mendimin e tyre për këtë çështje. Unë e kam dhënë mendimin tim, nuk do të pranoj uljen e rrogës. Jam edhe kryefamiljar, kam një familje për të mbajtur”, tha Payet.

Klubi ka propozuar uljen me 30% të rrogës dhe disa lojtarë të Olimpik Marsejë kanë pranuar.

“Kam shumë detyrime financiare për të kryer. Unë do të mbroj interesat e mia dhe të familjes time”, tha Payet, që fiton rreth 100 mijë euro në javë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco