Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e Asamblesë për klubin e futbollit të Vllaznisë, funksionin e së cilës e kishte Këshilli Bashkiak.
Një nga pikat e rendit për ditën e sotme, ka qenë edhe miratimi për buxhetin e Vllaznia sh.a.
Pikërisht kjo është miratuar ditën e sotme, pas mbledhjes së zhvilluar.
Kjo vjen në një kohë kur klubi i Vllaznisë është në probleme të mëdha, me lojtarët që kanë vendosur të bojkotojnë stërvitjet, për shkak se nuk kanë marrë pagat e tyre.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: