Interi dhe PSG gjejnë akordin për Mauro Icardin

Interi dhe PSG gjejnë akordin për Mauro Icardin

13:39, 27/05/2020

Mauro Icardi do të mbetet përfundimisht te PSG-ja. Duket me të vërtetë shumë afër transferimi i sulmuesit të huazuar nga Interi në “Parc des Princes”.

Siç zbulon “ESPN”, argjentinasi do të vazhdojë të qëndrojë në Francë, duke qenë se zikaltrit kanë vendosur të bëjnë një ulje nga 70 milionë eurot që kërkonin verën e shkuar për transferimin e ish-kapitenit të tyre.

Akordi mes klubeve, duke parë edhe krizën ekonomike që po shkakton Koronavirusi, është gjetur për një shifër rreth 60 milionë euro (55 milionë plus 5 milionë bonuset).

Klubet janë ende duke biseduar, ashtu siç negocion me kampionët e Francës edhe Wanda Nara, gruaja dhe menaxherja e sulmuesit i cili në sezonin e tij të parë në Francë shënoi 21 gola.

Për të është gati një kontratë 4-vjeçare, nga e cila do të fitonte 10 milionë euro në sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco