Eksperti mjekësor i FIFA-s bën thirrje për anulimin e sezonit futbollistik

Eksperti mjekësor i FIFA-s bën thirrje për anulimin e sezonit futbollistik

13:56, 29/04/2020

Një ekspert i nivelit të lartë mjekësor në FIFA po bën thirrje që sezoni futbollistik duhet të anulohet.

Këshilli i FIFA-s dhe kryetari i Komitetit Mjekësor të kësaj organizate, Michel D’Hooghe, ka insistuar se futbolli nuk duhet të rifillojë deri në shtator për shkak të pandemisë Koronavirus.

Bota nuk është e gatshme për futbollin konkurrues. Shpresoj se kjo mund të ndryshojë shumë shpejt dhe unë sinqerisht shpresoj në këtë. Sot duhet më shumë durim. Futbolli mund të jetë i mundur vetëm nëse kontakti është i mundur përsëri. Futbolli mbetet një sport kontakti dhe kontakti është një nga gjërat e para që të gjithë thonë se duhet të shmangni”, tha D’Hooghe për “Sky Sports”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco