Sadiku: Kohën e kaloj duke luajtur FIFA me shokët e kombëtares, i vogël ëndërroja për të...

Sadiku: Kohën e kaloj duke luajtur FIFA me shokët e kombëtares, i vogël ëndërroja për të...

15:21, 29/03/2020

Ditët kalojnë dhe numri i të infektuarve me koronavirus vijon të rritet, veçanërisht në Spanjë.

Në një intervistë për “Eldesmarque”, futbollisti i kombëtares shqiptare dhe i Malagas, Armando Sadiku na ka treguar se si po i kalon këto ditë të vëshira. Gjithashtu sulmuesi elbasanas është pyetur dhe mbi përfaqësuesen kuqezi, teksa tha se veshja e asaj fanellë është diçka e veçantë.

 

IZOLIMI– Po unë jam në shtëpi tani me gruan time. Është një situatë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë. Por le të bëhemi pozitiv dhe të shpresojmë se kjo do të kalojë shpejt.

MALLI– Këto janë ditë të vështira vërtet dhe ka ndryshuar gjithë rutina jonë. Më mungojnë shokët, sidomos atë të ekipit. Më mungon që të dalë jashtë, të marrë ajër dhe të pi kafe. Të gjitha këto gjëra më mungojnë, por janë vërtet pak nga një anë, pasi duhet të kalojë kjo gjendja e vështirë.

Image

FRIKA– Personalisht që kur virusi u hap në Kinë kam nisur të frikësohem. Pastaj në Spanjë, ka pasur edhe të rinjë që po kalojnë momente të vështira. Jam i frikësuar, por falë Zotit jam mirë. Edhe në Shqipëri po rritet numri çdo ditë. Situata është shumë serioze dhe është mbyllur gjithë vendi atje.

KOHA E LIRË– Duke parë filma dhe vetëm duke luajtur dhe stërvitur me programin e dhënë nga klubi. Luaj FIFA, por jo me shokët e Malagas, por me shokët e mi nga Shqipëria.

KOMBËTARJA– Kam pasur një ftesë nga Kombëtarja për të luajtur në ndeshjet e marsit. Kishim dy miqësore ndaj Sllovenisë dhe Maltës që janë shtyrë. Jam ndierë shumë i trishtuar, pasi po kaloja një periudhë të mirë dhe doja ta tregoja sërish këtë gjë. Është maksimumi për një lojtar, që të luajë me Kombëtaren. Kur isha shumë i vogël i shikoja gjithmonë ndeshjet dhe ishte ëndrra ime që të luaja për Shqipërinë. Kur e veshë atë fanellë është diçka e veçantë, që e kam ëndërruar që fëmijë. Më mungojnë këto emocione.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco