Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Ministri i Sporteve në Itali: Gabuam me parashikimin, nuk besoj se kampionati do fillojë më 3 maj

Ministri i Sporteve në Itali: Gabuam me parashikimin, nuk besoj se kampionati do fillojë më 3 maj

22:19, 26/03/2020

Ministri italian i Sporteve, Vinçenco Spadafora, pranoi se rifillimi i kampionatit italian më 3 maj duket një opsion tepër i vështirë, duke parë katastrofën humanitare që është shkaktuar në vendin tonë fqinj ku regjistrohen 8215 viktima.

Në një lidhje direkte me “Rai3”, përfaqësuesi i qeverisë italiane pranon se ndoshta është shumë herët të thuhet që futbolli në Itali të nisë në 3 maj, por pranoi se opsioni më i mundshëm që ai të rifillojë është vetëm nëse ndeshjet luhen me dyer të mbyllura.

“Më vjen të shprehem pikërisht këtu, por parashikimet shpresëdhënëse që u kryen nga ne për të filluar kampionatin në fund të muajit prill apo në fillim të majit ishte e tepërt. 

Për datën 3 maj jam shumë skeptik që të rifillojë kampionati, nëse do të kishte një mundësi do të pranonim që ndeshjet të zhvilloheshin me dyer të mbyllura. 

Sot kam dyshime për deklaratat që kam dhënë”, u shpreh ministri i Sporteve të Italisë, Vinçenco Spadafora.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco