Emocionuese: Futbollisti i Ajaxit del nga koma pas gati 2 vjetësh e gjysmë

Emocionuese: Futbollisti i Ajaxit del nga koma pas gati 2 vjetësh e gjysmë

22:14, 26/03/2020

Lutjet e familjarëve të futbollistit të Ajaxit, Abdelhak Nouri, janë dëgjuar.

Pas gati 2 vjetësh e gjysmë në gjendje kome, për shkak të një ataku në fushën e lojës, 23 vjeçari është rikthyer në jetë.

Një gjë të tillë e konfirmuan vëllai dhee babai i Abdelhak, të cilët ishin të ftuar në në emisonin “De Ëereld Draait”.

Ata u shprehën se Abdelhak tashmë mund të marrë frymë dhe të hajë vetë.

Nouri nuk mund të ngrihet në këmbë, por përdor karrigen me rrota. Vëllai i tij, Abderrahim u shperh se komunikimi me të është me anë të shenjave dhe shpesh ai i tregon histori mbi futbollin.

Familja po i qëndron pranë dhe shëndeti i tij varet prej tyre. Kujtojmë që Abdelhak mbahej si një prej talentëve më të mëdhenj të klubit të Ajaxit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco