Cannavaro dhuron respiratorë dhe 30 mijë maska për spitalin e Napolit

Cannavaro dhuron respiratorë dhe 30 mijë maska për spitalin e Napolit

21:10, 25/03/2020

Italia është një nga vendet europiane më të prekura nga pandemia e Koronavirusit. 

Spitalet janë mbushur plot e përplot, duke shtuar presionin mbi personelin shëndetësor, që po bën të pamundurën për të shmangur kaosin.

Personazhe të njohura të sportit dhe spektaklit po mundohen t’u qëndrojnë pranë personave në vështirësi, me ndihma ekonmike dhe donacione me pajisje të nevojshme në këto kohë emergjence.

Dikush ka nisur të grumbullojë fonde e ndonjë tjetër ka nxjerrë në ankand fanellat e tij apo ka hequr dorë nga një pjesë e pagës.

Fabio Cannavaro, trajneri aktual i Guangzhou Evergrandes, në Kinë, ka nisur nga vendi gjigant aziatik një furnizim me respiratorë dhe maska, plot 30 mijë, të destinuara për spitalin e Napolit, "Cotugno", që është tashmë në linjën e parë të luftës ndaj Covid-19 në provincën e Campanias.

Në këtë moment të vështirë për të gjithë Italinë, kampioni i botës në vitin 2006 nuk e harron vendlindjen e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco