Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Ervin Skela: Nuk jam gati të drejtoj një ekip shqiptar, dua të tregoj veten në Gjermani

Ervin Skela: Nuk jam gati të drejtoj një ekip shqiptar, dua të tregoj veten në Gjermani

17:27, 25/03/2020

Ervin Skela është i njohur për të gjithë për atë që ai ka dhënë te Kombëtarja, ku ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në kohën e tij.
Vlonjati ka dhënë një intervistë për “Fan Zone”, ku është shprehur se është një situatë shumë e vështirë nga Koronavirusi.

Gjithashtu Skela ka thënë se tani nuk dëshiron të marrë drejtimin e një skuadre shqiptare, për shkak se ka objektiva më të mëdha dhe dëshiron të tregojë veten në Gjermani. 
“Normal që jam i karantinuar në shtëpi. Është një situatë shumë e keqe, por unë jam një natyrë pozitive dhe mendoj se do kalojë shumë shpejt. Nga kjo situatë e vështirë mësuam diçka, që për shkak të punës së madhe kishim harruar miqtë. Me Çipin dhe Fakajn kemi hapur një grup dhe vazhdojmë flasim çdo ditë. Jam krenar që jam pjesë e një ekipi si Eintraht Frankfurtit.

Tifozët janë shumë të zjarrtë. Nuk po presim dot për të dalë nga shtëpia. Kampionati është vendosur të vazhdohet nuk dihet ende data, por ndoshta ndeshjet mund të luhen pa tifozë. Gjithçka varet nga situata se si do ecë. 

Ne tani në këtë situatë që ndodhemi duhet të bëjmë më të mirën dhe të respektojmë rregullat, në mënyrë që të mendojmë për të ardhmen.

Nuk jam i gatshëm të marr drejtimin e një skuadre shqiptare, pasi dua që njëherë të tregoj veten në Gjermani për të arritur diçka shumë të rëndësishme”, u shpreh Skela.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco