EURO 2020 në rrezik prej koronavirusit? UEFA po monitoron gjendjen në çdo shtet

EURO 2020 në rrezik prej koronavirusit? UEFA po monitoron gjendjen në çdo shtet

16:26, 25/02/2020

Koronavirusi është kthyer në një kërcënim për të gjithë botën, teksa njerëzit vazhdojnë të infektohen dhe ende nuk ka një kurë ekzakte për shërimin e tyre.

Ndërkohë, si pasojë e rrezikshmërisë, virusi ka prekur edhe botën e futbollit.

Në Itali, ku gjendja ka qenë e rënduar, në fundjavën e kaluar u anuluan disa ndeshje të Serisë A, ndërsa tashmë është vendosur që kjo javë të luhet me dyer të mbyllura për tifozët.

Sakaq, në verë është edhe një event shumë i rëndësishëm në botën e futbollit si Kampionati Europian, i cili në këtë edicion është parashikuar të zhvillohet në disa qytete.

Zv/presidenti i UEFA-s, Mikele Uva, është shprehur se eventi do zhvillohet dhe e vetmja mundësi që aktiviteti të ndalet është precipitimi i sëmundjes.

“Jemi në një fazë pritjeje, duke monitoruar shtet për shtet. Futbolli duhet të ndjekë me përpikmëri ato që kërkohen të zbatohen nga shteti. Do provojmë të mos ndalemi, teksa udhëtimi sportiv, Europiani, ndalet vetëm nëse situata precipiton”, u shpreh Uva.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco