‘Nuk mund të prisja debutimin me Zvicrën...’, Taulant Xhaka rrëfen zgjedhjen e tij!

‘Nuk mund të prisja debutimin me Zvicrën...’, Taulant Xhaka rrëfen zgjedhjen e tij!

21:35, 17/02/2020

Mesfushori i Shqipërisë dhe Baselit, Taulant Xhaka, ka rrëfyer për vendimin e tij për të përfaqësuar kuqezinjtë.

Në një intervistë për median gjermane “T-online.de”, shtatshkurtri duket se ka pritur më shumë për të luajtur me Zvicrën, por fatkeqësisht nuk ia ka dalë mbanë dhe ka zgjedhur vendin e tij të origjinës.

Shqipëria - Zvicra? "Federata e Shqipërisë shprehu interes për mua shumë herët dhe unë doja të provoja karrierën me kombëtare që në moshë të re. Nuk ishte një vendim kundër Zvicrës. E falenderoj Zvicrën që priti familjen time, u linda dhe u rrita, por doja të provoja eksperiencën me kombëtaret herët dhe kjo mundësi fatkeqësisht nuk mu dha me Zvicrën".

Zgjedhja - "Familja ime nuk ka ndikuar aspak në vendim. Vendimi për të shkuar te Shqipëria ishte si rezultat i mosdurimit tim. Isha vetëm 19 vjeç, mosha më e mirë për të luajtur me kombëtaren. Mund të prisja thirrjen e Zvicrës, por nuk isha i sigurt nëse do të vinte ndonjëherë. Kam luajtur në Euro2016 me Shqipërinë dhe kam realizuar një ëndërr të madhe. Nuk jam penduar për vendimin tim".

Në lidhje me atmosferën e tifozëve në Shqipëri sa herë që luan kombëtarja, Xhaka tregoi se ai nuk paguan ushqimin e tij në restorante pasi tregohen bujarë tifozët e Shqipërisë.

"Në Shqipëri, njerëzit janë të fiksuar pas kombëtares. Nëse je në kombëtare, ata autmatikisht të trajtojnë si hero. Ka raste kur shkoj në restorante dhe më paguajnë faturat".

Graniti - "Ai ma thotë shpesh se më sheh si model, duke qenë se jam vllai i madh. Familja ime shkon shpesh në Londër, ndërsa ne flasim me kamera. Kemi një lidhje të ngushtë. Ka raste që mund të mos shihemi për 6 muaj. Kur takohemi luajmë playstation, shohim filma, dalim me miqtë, nuk gjejmë kohë për të folur për karrierën tonë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco