Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

‘Isha shumë pranë largimit’, flet Dybala: Kush është  më i mirë CR7 apo Messi? Nuk mund...

‘Isha shumë pranë largimit’, flet Dybala: Kush është më i mirë CR7 apo Messi? Nuk mund...

11:16, 25/01/2020

Paolo Dybala ishte një nga emrat më të përfolur për largim nga Juventus  në merkaton verore. Argjentinasi në një intervistë të dhënë për “The Guardian” e pranoi se në verë ishte shumë pranë largimit, por në fund qëndrojë pasi kjo ishte dëshira e trajnerit Maurizio Sarri.

Dybala u pyet nga gazetarit se kush është më i mirë mes Ronaldos dhe Messit, por ai refuzoi të përgjigjesj dhe tha se ndjehet me fat që stërvitet me të dy.

“Kam akoma dy vite kontratë. Nuk është pak, por nuk është shumë. Mbetet të shihet se cilat do të jenë planet e Juventus, nëse ata duan që unë të qëndroj. Është vendim që merr klubi” ka thënë argjentinasi.

“Jam në një klub ku më trajtojnë mirë. Jam i lumtur. Ardhja e Sarri më ndihmoi, ai dëshiroi që unë të qëndroja këtu, gjë që më dha forcë. E dija se ai mund të më mësonte dhe të merrte më të mirën nga unë” u shpreh Dybala, duke dhënë komentet e tij lidhur me trajnerin Maurizio Sarri.

CR7 apo Messin? Unë jam lojtari i vetëm, që e ndaj dhomën e zhveshjes me të dy. Njerëzit shohin vetëm majën e ajsbergut, jo punën që qëndron pas kësaj. Ata nuk kanë fituar gjithçka, sepse ishin me fat. Cili është më i mirë? Jo, unë nuk mund të përgjigjem (qesh)".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco