VIDEO/ Ndeshje e 'çmendur', Milani mposht Udinesen në minutën e fundit

VIDEO/ Ndeshje e 'çmendur', Milani mposht Udinesen në minutën e fundit

14:35, 19/01/2020

Ka qenë një ndeshje e çmendur ajo mes  Milanit dhe Udineses, e vlefshme për javën e 20-të në Serie-A.

Të besuarit e Piolit fituan me rezultatin e ngushtë 3-2 ndaj friulanëve.

Takimi nisi keq për kuqezinjtë pasi në minutën e 7-të Larsen shënoi për Udinen, pas gafës së portierit Donnarumma.  Mirëpo me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 48-të, Ante Rebic barazon gjithçka.

Më pas do të ishte, Hernandez, ai që do të shënonte golin e dytë për të përbrmbysur takimin. Në minutën e 71' Theo goditi fuqishëm nga jashtë zone duke lënë të shtangur portierin kundërshtar.

Ndërkaq Udinese nuk kishte thënë fjalën e fundit, pasi Lazanja me një goditje me kokë, ka gjetur golin e barazimit për ekipin e tij, pesë minuta para fundit të kohës së rregullt.

Aty ku çdo gjë duket se po vendosej me rrjetën e Lazanjës, Rebic kishte mendim tjetër dhe me një goditje me të majtën ka bërë që të shperthejë festa sërish në “San Siro”.

Kështu Milani me këtë fitore ka shkuar në kuotën e 28 pikëve dhe është ngjitur në vendin e tetë, ndërsa Udineze mbetet me 24 pikë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco