Manchester City dhe Barcelona interesohen për talentin e Interit

Manchester City dhe Barcelona interesohen për talentin e Interit

12:35, 19/01/2020

Barcelona dhe Manchester City e kanë zhvendosur luftën e tyre në merkato.

Të dy skuadrat e njohura janë të interesuara për shërbimet e talentit të Interit, Alessandro Bastoni.

Mbrojtësi 20 vjeçar  ka zënë një vend në formacionin e Antonio Conte dhe po tërheq vëmendjen e këtyre du kl;ubeve.

Manchester City thuhet se po mendon një shkëmbim mes Joao Cancelo dhe Bastoni, ofertë kjo që do të mund t’i interesonte zikaltërve.

Në verën e viti 2017, Inter paguante 31 milionë euro për kartonin e Bastoni, të cilin e mori nga Atalanta.

Zikaltërit nuk janë të interesuar të ndajnë rrugët me lojtarin, por ndonjë ofertë marramendëse mund të ndryshojë situatën.

Ndërsa Barcelona nga ana tjetër po pret shitjen e Samuel Umtiti për të hedhur hapa konkret.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco