Challandes përshëndet transferimin e Rrahmanit: Napoli ka bërë një blerje të shkëlqyer!

Challandes përshëndet transferimin e Rrahmanit: Napoli ka bërë një blerje të shkëlqyer!

17:51, 17/01/2020

Amir Rrahmani do të vijojë karrierën tek Napolit.

Mbrojtësi shqiptar së bashku me agjentin e tij, Adrian Aliaj, mëngjesin e sotëm udhëtuan drejt Romës për të finalizuar detajet e fundit të kontratës me klubin e ri.

Rrahmani do të kryejë testet mjekësore dhe më pas do të mbetet në huazim te Verona deri në fund të sezonit.

I kënaqur me lëvizjen është edhe trajneri i Kosovës, Challandes, i cili ka dhënë mendimin e tij, si dhe ka zbuluar se çfarë e ka këshilluar lojtarin e tij, të cilit ia ka besuar edhe shiritin e kapitenit, në kombëtare.

“Rrahmani është kapiteni i kombëtares sonë, si dhe mbrojtës i kompletuar dhe modern” “Përdorë të dy këmbët dhe është i shkathët me kokë. Ka një vetëbesim të veçantë. I përshtatet shumë mirë nevojave të trajnerëve. Në Dinamo Zagreb luante si mbrojtës i majtë, por mund të luajë në çdo pozicion në mbrojtje. Për shembull, në kombëtaren tonë luan në qendër me mbrojtje të rreshtuar me katër” ka thënë Challandes.

Ndër të tjera, Challandes ka vlerësuar lart edhe karakterin e lojtarit jashtë fushës së blertë, duke bërë të ditur se është figurë unifikuese dhe nuk hap telashe.

“Napoli ka bërë një blerje të shkëlqyer. Amiri ka një personalitet solid dhe është i qetë. Për pak kohë nën udhëheqjen time është shndërruar në lider të mbrojtjes dhe të dhomave të zhveshjes. Nuk krijon probleme” ka thënë trajneri i Kosovës.

“Zgjedhje e përkryer për ta afruar kjo e Napoli. Akoma nuk kam komunikuar me të për këtë kalim, përfundoi trajneri i Kosovës.

Transferimi i Rrahmanit pritet t’i kushtojë Napolit 14 milionë euro, kurse lojtari do të fitojë 1.8 milionë euro për sezon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco