Wanda Nara: Nuk flas me babin për shkak të ndarjes nga Maxi Lopez

Wanda Nara: Nuk flas me babin për shkak të ndarjes nga Maxi Lopez

12:21, 17/12/2019

Wanda Nara, bashkëshortja dhe menaxherja e Mauro Icardit ka folur për jetën e saj private dhe marrëdhënien që e ka me sulmuesin argjentinas.

Pas divorcit me Maxi Lopez, Wanda Nara është kritikuar nga të gjithë pasi ajo e kishte nisur lidhjen pikërisht me shokun e ngushtë të tij, Icardin.

Kjo ka bërë që ajo t’i prish punët edhe më familjarët e saj, përfshirë këtu edhe babanë.

“Raportet e mia me babanë janë të komplikuara prej disa vitesh. Kur jam shkurorëzuar nga Maxi Lopez, i kam marrë fëmijët dhe jam rikthyer në Argjentinë për të punuar. Do të ishte e rëndësishme ta kisha në krahun tim, por babai ishte më afër ish-bashkëshortit tim. Ai vazhdon të bëjë gabime, unë nuk i përgjigjem”, ka përfunduar Wanda Nara.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco