Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Largimi nga Barcelona, Rakitic merr vendim mbi të ardhmen

Largimi nga Barcelona, Rakitic merr vendim mbi të ardhmen

23:40, 12/12/2019

Ivan Rakitic ka pasur shumë dyshime në lidhje me të ardhmen e tij.

31 vjeçari mendonte seriozisht largimin nga Barcelona, pasi nuk po gjente hapësira në ekip.

Mirëpo pas aktivizimit nga trajneri Ernesto Valverde në ndeshjet e fundit, ai ka vendosur që të qëndrojë tek Barcelona, të paktën deri në qershor.

Image

Rakitic është i bindur se mund të japë shumë tek ekipi kampion i Spanjës dhe nuk do të ndryshojë ambient.

Ish-lojtari i Sevilles është ende i paqartë, pasi kërkohet nga Interi, Juventusi dhe Manchester United. Italianët janë ata që e kërkojnë me ngulm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco