Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Mourinho: Tottenhamin e kanë frikë të gjithë në Champions League

Mourinho: Tottenhamin e kanë frikë të gjithë në Champions League

15:20, 12/12/2019

Jose Mourinho këmbëngul se të gjitha ekipet do të dëshirojnë ta shmangin Tottenhamin në shortin e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve të hënën.

Tottenhami e kishte siguruar kualifikimin në mesin e 16 më të mirëve nga vendi i dytë në Grupin B para ndeshjes me Bayernin të mërkurën mbrëma dhe si rrjedhojë Mourinho la pushim plot lojtarë të formacionit të parë, përfshirë sulmuesit Harry Kane e Dele Alli dhe mbrojtësin Jan Vertonghen.

Mourinho paralajmëroi se ekipi i tij do të jetë shumë më i fortë në fazën e eliminimit direkt, që nis në shkurt.

“Mendoj se ekipet që i kanë fituar grupet e tyre përkatëse luten të mos u bie shorti të luajnë kundër nesh”, tha Mourinho.

“Mendoj se ne jemi njëri prej ekipeve më të forta nga pozitat e dyta në grupe. Deri në fund të shkurtit, do t’i kuptoj lojtarët e mi më mirë dhe ata do të më kuptojnë mua më mirë. I kemi dy muaj për të punuar së bashku dhe mendoj se do të jemi shumë më të përgatitur”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco